​Basketbollistja e Kombëtares së Kosovës nënshkruan me Washington State Cougars

Basketboll

​Basketbollistja e Kombëtares së Kosovës nënshkruan me Washington State Cougars

Më: 18 nëntor 2021 Në ora: 11:13
Astera Tuhina

Basketbollistja e talentuar, Astera Tuhina, njëherit bursiste e Komitetit Olimpik të Kosovës si "Shpresë Olimpike 2021", ka bërë një hap të madh në karrierën e saj.

17-vjeçarja ka nënshkruar kontratë me Washington State Cougars në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku është bërë basketbollistja e parë nga Kosova që do të garojë në NCAA Divizion 1.

Ajo deri më tani luante me Deportivo Promete të Spanjës.

Astera është pjesë e Kombëtares A të Kosovës, si dhe e grupmoshave të reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat