Los Angelos Lakersat zhvilluan një ndër ndeshjet më të mira

Basketboll

Los Angelos Lakersat zhvilluan një ndër ndeshjet më të mira

Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 12:08
Los Angelos Lakersat zhvilluan një ndër ndeshjet më të mira

Basketbollistët e Los Angelos Lakersat zhvilluan një ndër ndeshjet më të mira në këtë sezon dhe regjistruan fitore ndaj Boston Selltikut, me rezultat 117-102.

Vetëm në çerekun e parë, Bostoni ishte i barabartë në terren, ndërsa në vazhdim dominuan vendasit në tërësi. Lebron Xhejms shënoi 30 pikë, ndërsa Uestbruk shtoi 24 pikë për vendasit, ndërsa te mysafirët u dallua Xhejson Tejtum, i cili shënoi 34 pikë.

Ndërkohë, Bruklin Nets shënoi fitore në transfertë, duke mundur Dallas Maveriksin me rezultat 102-99. Donçiç ishte më efikas te vendasit me 28 pikë, ndërsa te mysafirët, Durant dhe Harden, së bashku shënuan 67 pikë.

Fitore në transfertë regjistroi edhe skuadra e Nju Jorkut, e cila nën drejtimin e Ar Xhej Beret dhe 32 pikët e shwnuara, mundi San Antonion me rezultat 121-109.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat