Prishtina shënon fitore ndaj skuadrës izraelite në Ligën Ballkanike

Basketboll

Prishtina shënon fitore ndaj skuadrës izraelite në Ligën Ballkanike

Më: 14 mars 2022 Në ora: 22:18
Foto ilustrim

KB Sigal Prishtina e ka nisur me fitoren fazën e dytë në Ligën Ballkanike, duke treguar se synon që të shkojë deri në “Final 4”.

Skuadra kryeqytetase mposhti sonte skuadrën nga Izraeli, Hapoel Galil Elion.

Në praninë e 1100 shikuesve, ndeshja e zhvilluar në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve përfundoi me rezultatin 74:68.

Sigal Prishtina momentalisht renditet e dyta në Grupin C.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat