FBK vazhdon ta trajtojë basketbollin 3x3 si shtyllë të rëndësishme

Basketboll

FBK vazhdon ta trajtojë basketbollin 3x3 si shtyllë të rëndësishme

Më: 17 prill 2022 Në ora: 13:49
FBK vazhdon ta trajtojë basketbollin 3x3 si shtyllë të rëndësishme

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) vazhdon ta trajtojë basketbollin 3x3 si shtyllë të rëndësishme të zhvillimit të basketbollit në Kosovë dhe si metodë të përfshirjes sa më të madhe të qytetarëve në basketboll.

Duke dashur që të normojmë aktivitetin e 3x3, FBK ka miratuar edhe Rregulloren e Garave për 3x3 dhe Propozicionet e Garave, publikimin e së cilave do ta bëjë së shpejti.

Federata e Basketbollit e Kosovës njofton të gjitha palët e interesuara që nëse dëshirojnë që të organizojnë turne të 3x3 në Kosovë, duhet që turnetë të paraqiten në platformën zyrtare të FIBA-s, të marrin statusin “FIBA ENDORSED”. Vetëm pas konfirmimit të statusit FIBA ENDORSED, FBK mund të delegojë gjyqtarë dhe persona zyrtarë, ose të ndihmojë në mënyra tjera në organizimin e turneut.

Për ta lehtësuar procedurën e marrjes së statusit FIBA ENDORSED dhe për të udhëzuar të gjithë promotorët se si ti organizojnë turnetë në 3x3 sipas rregulloreve të FIBA-s dhe FBK-së, FBK do të organizojë një seminar më datat 7 dhe 8 maj, derisa vendi i organizimit të këtij seminari do të bëhet i ditur së shpejti.

FBK fton të gjithë të interesuarit për organizimin e këtyre turneve, të paraqiten në seminar dhe të njoftohen me kërkesat e FIBA-s dhe FBK-së për turnetë në 3x3.

FBK po ashtu shpreh mirënjohje dhe falënderim për promotorët që deri tash, për gati dy dekada në Kosovë, organizojnë gara të niveleve të ndryshme në 3x3 dhe për gati një dekadë organizohen edhe turne FIBA ENDORSED, fillimisht nga Streetball Kosova, e më pas edhe nga promotorë të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat