​Pa asnjë humbje, KB Vëllaznimi shpallet kampion i Ligës së Parë

Basketboll

​Pa asnjë humbje, KB Vëllaznimi shpallet kampion i Ligës së Parë

Më: 18 prill 2022 Në ora: 20:24
KB Vëllaznimi

Klubi i Basketbollit Vëllaznimi nga Gjakova është shpallur kampion i Ligës së Parë të Kosovës në basketboll.

Skuadra nga Gjakova e ka mposhtur skuadrën Prishtina e Re në finalen e play-off-it me rezultat 89-72.

Kështu Vëllaznimi në këtë edicion ka bërë paraqitje të jashtëzakonshme duke regjistruar 22 fitore në 22 ndeshjet e zhvilluara në këtë garë dhe rrjedhimisht edhe do të jetë pjesë e Superligës së Kosovës në basketboll për edicionin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat