Marigona Hill Prishtina, kampion i Kosovës U18

Basketboll

Marigona Hill Prishtina, kampion i Kosovës U18

Më: 14 maj 2022 Në ora: 21:54
Marigona Hill Prishtina, kampion i Kosovës U18

Marigona Hill Prishtina ka arritur një sukses të madh, duke u shpallur kampion i Kosovës i Superligës U18 në konkurrencën e meshkujve.

Skuadra prishtinase në ndeshjen e tretë finale ka mundur Trepçës me rezultat 75:80, për tu stolisur me medaljet e arta.

Ndeshja e parë finale kishte përfunduar 89:74 për mitrovicasit, kurse e dyta 95:71 për kryeqytetasit.

Sfida e tretë finale ishte edhe vendimtare, me Marigona Hill, që triumfoi për pesë pikë dallim dhe fitoi titullin e kampionit. Këto dy skuadra ishin më të mirat në garat e rregullta, ndërsa në gjysmëfinale kishin eliminuar Istogun, përkatësisht Prizrenin 16.

Marigona Hill Prishtina dhe Trepça ishin përballur edhe në finalen e edicionit të kaluar, kur mitrovicasit kishin shënuar fitore 62:61.

Kupa ia dorëzuar nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Arian Tahiri.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat