Edhe një goditje për Rusinë, Mali i Zi në vend të tyre 

Basketboll

Edhe një goditje për Rusinë, Mali i Zi në vend të tyre 

Nga: K. G. Më: 20 maj 2022 Në ora: 19:24
Edhe një goditje për Rusinë, Mali i Zi në vend të tyre 

Kampionati Evropian në basketboll është në program nga 1 deri më 18 shtator, ku mbahet në këto shtete në Gjeorgji, Gjermani, Itali dhe Çeki.

“Mali i Zi shkon në Eurobasket në vend të Rusisë, e cila u shkualifikua nga gara për shkak të luftës në Ukrainë.

“Të kuqtë” në Kampionatin Evropian do të luajnë në grupin A, ku rivalë në Tbilisi do të jenë Spanja, Turqia, Gjeorgjia, Belgjika dhe Bullgaria”, shkruan media malazeze “VIjesti”.

“Mali i Zi, si skuadra me paraqitjen më të mirë, do të zëvendësojë Rusinë në Grupin A në Tbilisi”, shkruan FIBA.
Mali i Zi, si kombëtare me bilanc më të mirë të fitoreve - humbjeve (3-3) shkon në Evropian. 

Mali i Zi deri më tani ka marrë pjesë tre herë në kampionatet evropiane.

Ata bënë debutimin në vitin 2011 në Lituani ku u rendit e 21-ta nga 24 ekipe, dy vjet më vonë përfundoi e 17-ta në Slloveni.

Pesë vjet më parë zunë vendin e 13-të.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat