Arbnor Rifati: Gazeta ‘Bota sot’ i ka dhënë një ngjyrë dhe një hijeshi sportit në përgjithësi

Basketboll

Arbnor Rifati: Gazeta ‘Bota sot’ i ka dhënë një ngjyrë dhe një hijeshi sportit në përgjithësi

Më: 26 qershor 2022 Në ora: 12:03
Arbnor Rifati

Arbnor Rifati, kryetrajner i klubit të basketbollit Prizreni - 16, tha se gazeta “Bota sot” është një aset i çmueshëm i sportit të Kosovës. 

Rifati e përgëzon gazetën kombëtare “Bota sot” për punën që po bën duke uruar 27 vjetorin e saj.

“Personalisht nga para lufta kam qenë aktiv pas babait (Tajari) me ngjarjet e basketbollit, si dhe pas luftës deri në ditën e sotme, që mendoj se gazeta kombëtare ‘Bota sot’ i ka dhënë një ngjyrë dhe një hijeshi sportit në përgjithësi duke kontribuar në etapa gjatë regjimit serb e deri në ditën e sotme.

Kështu që e vlerësoj si një aset të çmueshëm të sportit kosovar respektivisht basketbollit”, uron Rifati.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat