Ndahet nga jeta lojtari i paarritshëm legjendar i NBA

Basketboll

Ndahet nga jeta lojtari i paarritshëm legjendar i NBA

Më: 31 korrik 2022 Në ora: 20:19
Bill Russell

Bota e basketbolli është në zi, pasi është mësuar lajmi se është ndarë nga jeta në moshën 88-vjeçare një legjendë e vërtetë e këtij sporti, Bill Russell.

Njeriu i cili ka fituar më shumë tituj kampion në NBA, 11 të tillë në vetëm 14 sezone, do të kujtohet gjithmonë si një nga basketbollistët më të mirë në histori.

Ai ishte pjesë e epokës së lavdishme të Boston Sëlltiks, lideri i saj, duke u bërë protagonist me lojën e tij në titujt e fituar asokohe, pasi mbajti fanellën e këtij klubi në vitet 1956-1969. Ai ishte pjesë e një dinastie të paharrueshme, ndërsa bëri rolin e qendrës një nga të preferuarit asokohe.

Përtej legjendës në fushë, Rasëll ka qenë një ikonë edhe jashtë saj, si një aktivist për të drejtat e njeriut, por edhe një “njeri i rrugës” siç e quanin të gjithë ata që e takonin pasi nuk pranonte të jepte autografe, por ndalej të bisedonte me njerëzit. Nuk është rastësi që nga viti 1999, trofeu i MVP të finaleve të NBA mban pikërisht emrin e legjendës Bill Rasëll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat