Dardan Berisha, me të vetmin lojtar që mund të mburret basketbolli!

Basketboll

Dardan Berisha, me të vetmin lojtar që mund të mburret basketbolli!

Më: 11 gusht 2022 Në ora: 12:52
Dardan Berisha

Basketbollisti Dardan Berisha, tani ka 33 vjeç, pothuajse është i vetmi lojtar në vitet e pasluftës që ka treguar nivelin më të lartë. 

Është lojtar që ka dhënë shumë në periudha të ndryshme dhe i vetmi që ka luajtur në nivele më të larta, kur ka qenë pjesë e kombëtares së Polonisë.

Është lojtar që mund të mburret basketbolli i Kosovës në 23 vitet e pasluftës.

Tani nuk është ai i dikurshmi, megjithatë është lojtar që ende e bën diferencën në fushë përkundër se ka 33 vjeç.

Sikur sot Kosova t’i kishte vetëm dy lojtarë të nivelit të Berishës kur ai ka qenë në formën më të mirë, ndryshe do të frymonte kombëtarja e Kosovës.

Një profil i tillë i kohës kur Berisha ka qenë  në formë, sot Kosovës i mungon shumë dhe po i bartin pasojat me rezultate, duke u mposhtur edhe nga amatorët!

Për ligë të Kosovës, për ta mposhtur Prishtina Prizrenin e Rahoveci Bashkimin, kemi sa të duash lojtarë, por mjerisht për kombëtare nuk kemi lojtarë të cilësive mesatare, dëshmia më e mirë është në parakualifikuese përfundojnë të fundit! Ky është realiteti ku jemi me basketbollistë!

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat