Spanja me mund të e madh e mundi Turqinë

Basketboll

Spanja me mund të e madh e mundi Turqinë

Nga: K. G. Më: 7 shtator 2022 Në ora: 16:15
Pamje nga ndeshja

Spanja e mbylli ciklin në Tbilisi me një fitore të ngushtë.

Spanjollët shënuan fitore me rezultat 72:69 ndaj Turqisë në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve të Eurobasketit.

Spanja tani mendjen e ka për sfidën e të shtunës në Berlin.

Ndeshja e parë e xhiros së 5-të solli edhe një duel për vendin e parë në grupin A mes Turqisë dhe Spanjës dhe në fund spanjollët festuan fitoren me shumë vështirësi.

Spanjollët avancuan me 69:68, por pas trepikëshit të humbur të Arosteguit në 22 sekonda të mbetura, turqit ishin në sulm, por lojtari më i mirë i Turqisë në këtë kampionat, Cedi Osman, gabon në pasim, më pas faull dhe dërgon Willy Hernangomez në vijën e gjuajtjeve të lira dhe Spanja avancoi me 71:68 dhe për të arritur një fitore me mund të madh (72:69).

Më efikasit për Spanjën janë Willy Hernangomez me 15 pikë dhe dyshifror shënoi vetëm Lorenzo Brown  (11). Për Turqinë Cedi Osman shënoi 20 pikë, Furkan Korkmaz 16 dhe Alperen Sengun 14.

Spanja përfundon në vend të parë në Grupin A me 9 pikë, duke lënë pas Turqinë me 8 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat