Çfarë ndodhi mes klubit të basketbollit Universiteti dhe Montingut të Zagrebit para 42 viteve?

Basketboll

Çfarë ndodhi mes klubit të basketbollit Universiteti dhe Montingut të Zagrebit para 42 viteve?

Nga: K. Goca Më: 7 qershor 2023 Në ora: 13:45
KB Universiteti i vitet të 80-ta

Klubi nga Zagrebi, Montingu, para 42 viteve ka shënuar fitore në kryeqytetin e Kosovës, me rezultat 83:65 (43:27) ndaj Universitetit të Prishtinës, në kuadër të javës së 14-të të Ligës së Parë të ish Jugosllavisë në basketboll.

Vashat kryeqytetaset nuk ia dolën ndaj zagrebasve në takimin që u zhvillua me 8 shkurt të vitit 1981.

Basketbollistet Jelica Komnenoviq me 24 pikë e Resmije Juniku me 17 sosh, kanë qenë me efikaset të “universitaret” dhe Bushleta me 27 pikë të Montingu.

Pas javës së 14-të, Cërvena Zvezda kryesonte me 24 pikë, pasonin Vazhdovci 24, Montingu 24, Jezhice 18, Partizani 14, Universiteti 12, M. Kraishniku 12, Bosna 12, Studenti 10, Jugoplastika 10, Jedinstvo 4 dhe Vojvodina 0 pikë.

Universiteti - Montingu 65:83

Palestra e sportit "25 maj”, sot “1 Tetori", Prishtinë.
Shikues: 1.000.
Me pesë gabime personale: Gjogoviq - Muqallo.
Universiteti: Filipoviq, Veselaj, J. Komnenoviq 24, Krasniqi, M. Komnenoviq 8, Gjogoviq 6, Llaziq 4, Juniku 17, Mustafa 4, Fejzullahu dhe Rexhepagiuq 2.
Montingu: Ozhegoviq 16, Govec 1, Puçar, Nikoliq 18, Bariq, Knez, Beshoviq, Bushleta 27, Muçaollo 11, Jajac 10 dhe Uzellac.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat