Minnesota kalon tutje duke eliminuar Golden State Warriors, Boston me fitore mbetet në garë

Basketboll

Minnesota kalon tutje duke eliminuar Golden State Warriors, Boston me fitore mbetet në garë

Më: 15 maj 2025 Në ora: 09:22
Minnesota

Mbrëmë u luajtën dy ndeshje të Play-Off-it të NBA-së, në të cilat fituan skuadrat vendase.

Minesota Timberwolves mposhti Golden State Warriors me rezultatin 121:110 dhe u kualifikua në finalen e Konferencës Perëndimore me një total prej 4-1 në seri.

Timberwolves u udhëhoqën drejt fitores së tyre të katërt nga Julius Randle me 29 pikë dhe 8 kërcime, ndërsa Anthony Edwards e përfundoi ndeshjen me 22 pikë, 7 kërcime dhe 12 asistime.

Brandin Podziemski dhe Jonathan Kuminga ishin të vetmit lojtarë në formacionin e Golden State që ishin në nivel, ku Podziemski shënoi 28 pikë dhe Kumminga 26.

Boston Celtics ka mposhtur New York Knicks me rezultatin 127:102 dhe zgjati serinë e raundit të dytë të Konferencës Lindore, me Knicks që janë në epërsi 3-2.

Bostoni u udhëhoq drejt një fitoreje që e uli epërsinë e New York-ut në 3-2 nga Derrick White, i cili shënoi 34 pikë, ndërsa Jalen Brown shtoi 26.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat