Në një super atmosferë, Kaçaniku triumfon në Ligën U18

Basketboll

Në një super atmosferë, Kaçaniku triumfon në Ligën U18

Më: 27 maj 2025 Në ora: 11:33
Kaçaniku

Super atmosferë në finalen për Ligën U18 në konkurrencën e meshkujve!

Kaçaniku Bardhi para tifozëve të tyre fitoi ndaj RBA me rezultat 89:62, për të siguruar biletën për Superligën U18 për edicionin e ardhshëm

Kaçanikasit fituan lojën e parë 75:57, derisa në të dytën pësuan 88:81.

Në finalen e tretë dhe vendimtare, me përkrahjen e tifozëve triumfuan 89:62

Trofeun e ka ndarë Kryetari i Kaçanikut, Besim Ilazi, ndërkohë medaljet Drejtoresha e Sportit në Komunën e Kaçanikut, Hafize Sallahu dhe Komesari për Kategoritë e Reja në FBK, Xhelal Mumini

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat