Në ambientet e Federatës së Basketbollit të Kosovës është hedhur shorti për edicionin garues 2025/26 në Superligën e Femrave. Tri përballjet e para premtojnë rivalitet dhe emocione të forta që në hapje të kampionatit.
Në ndeshjen e parë, Penza do të përballet me Junior 06, ndërsa Prishtina do të ketë sfidë të zjarrtë kundër Trepçës. Përballja tjetër e javës së parë do të zhvillohet mes United Basketboll dhe Bashkimit, dy skuadra që synojnë të jenë pretendentë seriozë në këtë edicion.
Federata theksoi se ky sezon pritet të sjellë një garë edhe më të fortë, me skuadrat që janë përforcuar dhe kanë objektiva të qarta për të shkuar deri në fazat finale të kampionatit.
Edicioni i ri i garave nis më 4 dhe 5 tetor.
Këto janë çiftet e xhiros së parë:
Penza vs Junior 06
Prishtina vs Trepça
United Basketboll vs Bashkimi