Shqiptarja e Kosovës e gjatë vetëm 162 centimetra, shënoi 10 treshe! As serbet, as sllovenet e as boshnjaket, nuk i besonin syve

Basketboll

Shqiptarja e Kosovës e gjatë vetëm 162 centimetra, shënoi 10 treshe! As serbet, as sllovenet e as boshnjaket, nuk i besonin syve

Nga: K.Goca Më: 7 tetor 2025 Në ora: 14:43
Resmie Juniku

Emër që nuk harrohet!

Legjendë e basketbollit e Kosovës!

Resmie Juniku, nuk ishte më e gjatë se 162 centimetra, por që kishte shkaktuar senzacion me 11 nëntor të vitit 1984! 

Image

Trajnere e basketbolliste në të njëjtën kohë te Universiteti i Prishtinës, doli në sipërfaqe sikur nga dheu, me dhjetë treshet e saja e la pa frymën Novi Pazarin e Sanxhakut, duke e mposhtur me rezultat 78:67. 

Asnjë pikë tjetër nuk e shënoi Juniku përveç nga treshet, gjithsej 30 pikë.

As boshnjaket, as serbet e as kroatet nuk i besonin syve nga kjo mrekulli e vajzës shqiptare nga Kosova.

Univeristeti falë Remie Junikut u kthye me fitore nga Sanxhaku. 

Pas javës së gjashtë të Ligës së Dytë ish jugosllave,  Universiteti renditej në vend të pestë me 8 pikë e Novi Pazari i 10 ti me 2 sosh.

Novi Pazari – Universiteti 67:78 (41:36)

Novi Pazari: Qosoviq 4, J. Bishevac 13, Çekanoviq, Demiroviq 2, S. BIshevac, Kovaçeviq 23, Glubovoviçanin, Duroviq 6, Xhambazoviq, Ikiq, Jabllaniçanin dhe Angjellkoviq 19.
Universiteti: Preniqi, Perani 17, Duraku, Stublla 14, Berisha 8, Binaku, Noshaj, Juniku 30, Mustafa 9 dhe Zylfiu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat