Klubi i basketbollit Bashkimi nga Prizreni, është i shokuar me atë çka ngjau në Igallo të Malit të Zi.
Tifozët e Bashkimit, duke u kthyer nga Italia përmes Malit të Zi u ndaluan në stacionin policor në Igallo.
KB Bashkimi ka reaguar ashpër me këtë rast.
“Është e papranueshme që Arpagjikët të ndalohen në Mal të Zi vetëm për një grafit të shkruar UÇK. Ata nuk kanë kryer asnjë krim, e megjithatë po mbahen padrejtësisht.
Solidariteti me ta është i pakushtëzuar!
I bëjmë thirrje organeve përgjegjëse dhe veçanërisht ambasadës së Republikës së Kosovës në Mal të Zi për reagim dhe mbrojtje të tifo grupit Arpagjikët si qytetarë të Kosovës dhe të kujdesen që djemtë tanë të lirohen, të mos mbahen padrejtësisht, dhe të vazhdojnë rrugën për Kosovë!”, reagon KB Bashkimi.