Arbnor Rifati reagon për trajnerët: I marrin parat dhe ikin 

Basketboll

Arbnor Rifati reagon për trajnerët: I marrin parat dhe ikin 

Nga: K.G. Më: 20 janar 2026 Në ora: 20:15
Arbnor Rifati

Trajneri i basketbollit, Arbnor Rifati, nuk ka mundur të qëndrojë indiferent karshi një realitetit që po përballet sporti përkatësisht basketbolli ynë nëpër klube elitare.

Rifati shpreh shqetësimin se më shumë po iu besojnë trajnerëve të huaj se vendorëve.

Ai ka përmendur disa emra madje ka marrë në konsideratë edhe veten.

“Koha për reflektim!

Sot lexova në disa portale se klubet e Superligës nuk u besojnë trajnerëve vendorë.

Dhe, fatkeqësisht, shembujt janë të shumtë.

Emërimi i Pacos Olmo (dështak i sezonit të kaluar) në krye të G.E. Yllit, duke anashkaluar një trajner me 4 fitore radhazi (Endrit Elshani) flet më shumë se mjaftueshëm.

Rahoveci 029 shkarkon trajnerin Loci, edhe pse kishte tejkaluar objektivat pa përfunduar gjysmësezoni, për ta zëvendësuar me një trajner nga Maqedonia, i cili u gjunjëzua në Prizren si inferior.

Gjëja pozitive është Vëllaznimi, që i ka besuar trajnerit Selimi. Edhe nëse humb, është e njëjta situatë si me paraardhësit. Peja po ashtu ka ndërruar trajner, por fatkeqësisht fati mbetet i njëjtë.

Ndryshe nga të tjerët, KB Trepça dhe KB Bashkimi kanë bërë punë të mirë: investime në skuadra cilësore dhe trajnerë të dëshmuar, ku në veçanti kam vlerësim për trajnerin Adis Beqiragiq.

Le ta imagjinojmë një trajner kosovar të ishte në vend të Mikailis Kakiuzis trajnerit te Prishtinës, farë linqimi e kritika do merrte në gjithë ata dështim qe humbjet i ka rendit dhe gjithë heshtin e shohin seri me sy. Paraqitja e tij mbresëlënëse dhe improvizuese apo? Jo, jo. Albert Sylejmani me Sigalin ka fituar ne BIBL mos te harrojmë.
Kosova ka trajnerë të aftë. Problemi nuk është mungesa e dijes, por mungesa e besimit dhe vendimmarrja e gabuar.

Në vitin 2020 u shpalla kampion me një skuadër të fortë , që kisha fatin ta kem andaj investoni në lojtarë, jo në eksperimente.

Për fund, ata nuk do bëjnë asgjë pos i marrin parat dhe ikin në vendin e tyre”, reagon Rifati.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat