Sigal Prishtina - e mbështetur për muri

Basketboll

Sigal Prishtina - e mbështetur për muri

Nga: K.Goca Më: 4 mars 2026 Në ora: 15:14
Sigal Prishtina -

Sigal Prishtina nuk ka qenë kurrë më e rrezikuar se tani që të bie nga elita e basketbollit e Kosovës.

Prishtina është në pozitën e parafundit me 29 pikë, një më shumë se i fundit Rahoveci 029.

Përballja e nesërme mes Prishtinës dhe Golden Eagle Ylli pritet me kureshtje nga dashamirët e kësaj loje.

Sigal Prishtina është e mbështetur për muri

Skuadra nga Theranda është në vend të pestë me 29 pikë të grumbulluara.

“Nesër, të gjitha rrugët të çojnë në Pallatin e Rinisë, ora 19:30. 

Klubi ynë përballet me KB Golden Eagle Ylli.

Është koha të jemi bashkë, të mbushim tribunat dhe ta shtyjmë ekipin drejt fitores.

Zëri juaj është forca e jonë në parket”, njofton KB Sigal Prishtina.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat