Një lajm i pabesueshëm vjen nga San Antonio, ku basketbollisti veteran Harrison Barns u detyrua të humbiste një duel kundër Filadelfias për një arsye të pazakontë.
Basketbollisti tridhjetë e tre vjeçar i Spurs pësoi një dëmtim në kyçin e këmbës së majtë – derisa ishte në gjumë. Ky fat i çuditshëm shënoi fundin e një prej serive më mbresëlënëse në ligën moderne të NBA-së.
Barns nuk ka humbur asnjë ndeshje që nga viti 2021, dhe seria e tij u ndërpre pas 364 ndeshjeve të luajtura në ligën më të fortë në botë.
Si kujtesë, Barns mbërriti në ligën e NBA-së në vitin 2012 si zgjedhja e shtatë e Golden Stejtit, dhe gjatë karrierës së tij të pasur ai luajti edhe për Dallasin dhe Sakramenton, nga ku u transferua në Teksas, korrikun e kaluar.
Këtë sezon, anësori me përvojë kontribuon në ekip me një mesatare prej 10.2 pikësh, 2.9 kërcime dhe 2.1 asistime për ndeshje.