Drejtori Ekzekutiv i FIBA-s, Kamil Novak, do të vizitojë Kosovën

Basketboll

Drejtori Ekzekutiv i FIBA-s, Kamil Novak, do të vizitojë Kosovën

Më: 1 korrik 2026 Në ora: 16:07
Kamil Novak

Kosova do të mirëpresë të enjten një vizitë të rëndësishme për basketbollin vendor, pasi Drejtori Ekzekutiv i FIBA Europe, Kamil Novak, do të qëndrojë zyrtarisht në vend më 2 korrik.

Vizita do të nisë në selinë e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), ku Novak do të pritet nga kryetari Arben Fetahu dhe sekretarja e përgjithshme Elvira Dushku. Gjatë takimit do të diskutohen zhvillimet e basketbollit në Kosovë, projektet aktuale të FBK-së, si dhe bashkëpunimi i vazhdueshëm me FIBA Europe.

Në mbrëmje, në ora 19:00, Novak do të jetë i pranishëm në Prizren, ku do të ndjekë ndeshjen mes Kosovës dhe Shqipërisë, e vlefshme për parakualifikimet e FIBA EuroBasket 2029. Prania e tij konsiderohet një sinjal i qartë i mbështetjes së FIBA Europe për basketbollin kosovar.

Vizita e Kamil Novak vlerësohet si një moment i rëndësishëm për FBK-në, duke konfirmuar marrëdhëniet e mira me FIBA Europe dhe besimin në aftësinë e Kosovës për organizimin e ngjarjeve ndërkombëtare të basketbollit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat