I vogël je me fol për Republikën e Kosovës! Deklaratë skandaloze e Çoviqit

Basketboll

I vogël je me fol për Republikën e Kosovës! Deklaratë skandaloze e Çoviqit

Nga: K.Goca Më: 1 shtator 2026 Në ora: 14:53
Pamje nga ndeshja

Mendësia serbe nuk ka ndryshuar. 

Ajo vazhdon të mbetet e ngulitur në mentalitetin e viteve të 90-ta.

Shovinizmi serb ende ushqehet me ëndrra të së kaluarës. 

Këto ëndrra i sheh edhe vetë Nebojsha Çoviqi, përmes deklaratave të tij skandaloze dhe të papërgjegjshme.

Deklarata e tij nuk është ndonjë lajm i ri. 

Ajo është vetëm një tjetër dëshmi e mendësisë së tij dhe e qarqeve që e rrethojnë. 

Çoviqi e di shumë mirë se Republika e Kosovës është shtet dhe se Kosova merr pjesë në garat dhe organizatat ndërkombëtare, pavarësisht mohimeve dhe propagandës së vazhdueshme serbe.

Nebojsha Çoviq e di mirë, se vëllai i madh i tyre, Rusia, në vitin 2016 me gardën e tyre e ka nderuar Himnin dhe Flamurin e Kosovës në mes të Rusisë.

Ky njeri dhe soji i Çoviqëve, duhet të dënohen nga FIBA dhe mekanizmi ndërkombëtar për deklarata skandaloze.
Sepse deklarata e tij janë po aq skandaloze aq edhe të rrezikshme. 

Askujt nuk i intereson, a merr pjesë Serbia në Lojërat Mesdhetare apo në garat tjera.

Basketbollistët 3x3 të Serbisë u tërhoqën nga Lojërat Mesdhetare në Taranto, pasi në short ishte parashikuar që të përballeshin me Kosovën. Tani për këtë vendim në Radio Beograd ka folur edhe kreu i Federatës së Basketbollit të Serbisë, Nebojsha Çoviq.

“Që më 2 qershor, ne si Federatë e Basketbollit të Serbisë, së bashku me Ministrinë e Sportit dhe Komitetin Olimpik, paralajmëruam se në Lojërat Mesdhetare kishte ndodhur një situatë që nuk ishte në përputhje me rregulloret e FIBA-s.
Ata kanë një vendim sipas të cilit, nëse ekziston mundësia që Serbia dhe i ashtuquajturi Kosovë të përballen, duhet të bëhet një short i drejtuar. Kjo nuk u bë, edhe pse këtë e kishte bërë një person nga FIBA.

Tani mund të krijoni teori konspirative, nëse ka hyrë ky lob apo ai. Por kjo ndodhi ashtu siç ndodhi. Ne paralajmëruam se kishim turne të ngjeshur.

Kjo është përfaqësuesja U23. Ajo përfaqësuese sapo kishte përfunduar turneun në Kinë dhe, në fund të atij turneu, disa prej lojtarëve kryesorë u sëmurën. Për këtë arsye, ndër të tjera, përfaqësuesja jonë nuk shkoi atje.

Po them ‘ndër të tjera’, sepse pse do të luanim nëse e dimë se cilat janë marrëdhëniet dhe si qëndrojnë gjërat.
Përfaqësuesja jonë U23, në mes të shtatorit, shkon në Kampionatin Botëror në Kinë.

Nuk po e them këtë si justifikim. E kam thënë edhe në paraqitjet e mia publike: Federata e Basketbollit të Serbisë nuk e mbështet të ashtuquajturin Kosovë.

Tani nga kjo duan të bëjnë politikë, ndërsa federata e tyre komenton në këtë apo atë mënyrë. Nuk do të doja të flisnim për të gjitha këto gjëra dhe t'u jepnim rëndësi“, ka deklaruar Çoviq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat