Lajmi i miri për basketbollin e Kosovës.
Tre gjyqtarë nga Kosova në FIBA EuroCup Women.
Gjyqtarët nga Kosova, Elldin Uglari, Xhelal Mumini dhe Amar Gjekoviq, janë nominuar nga FIBA për të ndarë drejtësinë në ndeshjet e garës prestigjioze evropiane për femra, FIBA EuroCup Women.
“Këto nominime janë një tjetër dëshmi e përfaqësimit të gjyqtarëve kosovarë në arenën ndërkombëtare dhe e besimit të FIBA-s në profesionalizmin e tyre”, thuhet në njoftimin e FBK-së..