Ky ndryshim i papritur në trup i ka ndikuar në shëndetin mendor Arbenita Ismajlit!

Bota e Yjeve

Ky ndryshim i papritur në trup i ka ndikuar në shëndetin mendor Arbenita Ismajlit!

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 14:40
Arbenita Ismajli

Modelja Arbenita Ismajli është një ndër vajzat më elegante të showbiz-it, e cila na ka bërë të gjithëve për vete me bukurinë e format e saj.

Modelingu mund të duket shumë qejf, por pas tij fshihet shumë punë dhe këtë partnerja e Feros na e ka treguar shpesh.

Madje, ndodh ndonjëherë që lodhja të jetë aq e madhe, saqë modelet humbin peshë për shkak të mbingarkesës së programit të tyre.

Nuk e dimë nëse është kjo arsyeja apo diçka tjetër, që Arbenita ka humbur disa kilogramë së fundmi.

Bukuroshja ka ndarë në InstaStory dy foto të sajat ku dallohet qartë rënia në peshë, ndërsa tregon se ky ndryshim e ka prekur në shëndetin mendor.

Duket se humbja e peshës nuk është “sporti” i preferuar i Arbenitës, e cila i vuan pasojat e saj.

“Humbja e peshës më ndikon kaq shumë në shëndetin mendor! Por besoj se disi duhet të pranoj sesi trupi im ndryshon ndonjëherë.”- shkruan modelja.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat