Dua Lipa flet e emocionuar pas koncertit të mbrëmshëm

Bota e Yjeve

Dua Lipa flet e emocionuar pas koncertit të mbrëmshëm

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 08:51
Dua Lipa

Dua Lipa ka ndarë me fansat emocionet e para pas koncertit të mbrëmshëm.

Dua Lipa mbrëmë (e premte) mbajti koncertin e shumëpritur “Studio 2054”, në të cilin interpretoi disa prej hiteve të saj.

Ani pse ishte koncerti i parë virtual, këngëtarja u kujdes që çdo gjë të shkonte në mënyrën më të mirë të mundshme.

Ajo ndërroi disa kostume gjatë gjithë performancës, ndërsa u shoqërua edhe nga balerinët në skenë kur po interpretonte.

Pas përfundimit të koncertit, Dua falënderoi të gjithë për interesimin që shprehën për këtë koncert, për të cilin ka punuar shumë.

“Faleminderit të gjithëve që panë paraqitjen e parë!!! Shpresoj që ju të gjithë ta doni këtë aq shumë sa e kemi dashur ne ta bëjmë këtë për ju. Gjak, djersë, nxirje, por më e rëndësishmja, e gjithë dashuria e botës është vendosur në këtë performancë! Ju dua#STUDIO2054, biletat akoma të disponueshme për 3 paraqitjet e ardhshme!!!”, shkruan Dua.

Ndryshe, në koncertin e artistes shqiptare të ftuar ishin edhe shumë emra të njohur, përfshirë: Elton John, Miley Cyrus, Kylie Minogue, Bad Bunny, J Balvin, e të tjerë.

Sa i përket dukjes, Dua Lipa dukej tejet tërheqëse në kostumet që zgjodhi për këtë mbrëmje.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat