Kourtney nxjerr në pah linjat trupore seksi në mes të zhurmës së krijuar nga romanca e re e ish-bashkëshortit të saj me një vajzë 18 vite më të vogël

Bota e Yjeve

Kourtney nxjerr në pah linjat trupore seksi në mes të zhurmës së krijuar nga romanca e re e ish-bashkëshortit të saj me një vajzë 18 vite më të vogël

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 16:37
Kourtney Kardashian

Kourtney Kardashian publikoi sot në llogarinë e saj në Instagram disa foto seksi, ku shfaqet e veshur me bikini ngjyrë lejla në pjesën e sipërme.

Këto foto vijnë menjëherë pasi ish-bashkëshorti i saj filloi romancën me të dashurën 18 vite më të re, sipas “The Sun”.

Scott Disick është kritikuar shumë nga fansat për shkak të hendekut të madh që kanë, pasi ai është 37 vjeç dhe Amelia Hamlin vetëm 19 vjeçe.

Mes gjithë zhurmës së shkaktuar nga kjo romancë, Kourtney pozoi para kamerës dhe theksoi linjat seksi edhe pse është 41 vjeçe dhe nënë e tre fëmijëve: Mason, 10 vjeç, Penelope, 8 vjeç dhe Reign, 5 vjeç.

Flokët i kishte lënë të lëshuara dhe me onde, ndërsa dukej sikur nuk kishte vënë fare make up.

Pak ditë më parë, Kourtney publikoi disa foto të hot buzë pishinës, ku shfaqej e veshur me rroba banjo bezhë.

Ajo tregoi barkun dhe këmbët e tonifikuara që e bëjnë të duket e mahnitshme.

Përsa i përket lidhjes së re të Scott, duket se gjërat janë bërë seriozë, pasi ai postoi një foto me Amelian në krah në llogarinë e tij në Instagram, krah së cilës shkruante: “Mirënjohës për këta njerëz”.

Disa ditë më parë, ata u fotografuan në plazh, teksa kishin dalë për të bërë një shëtitje buzë detit.

Prindërit e Amelia-s janë shprehur të shqetësuar për zgjedhjen e vajzës së tyre, pasi Scott është baba i tre fëmijëve dhe për më tepër, ajo ka pasur edhe probleme me shëndetin mendor.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat