Çifti i parë i “Përputhen? Ana Lleshi dhe Fatjon Kuqari i japin “duart” njëri-tjetrit, Melisa Lleshi ndërmerr veprimin e papritur

Bota e Yjeve

Çifti i parë i “Përputhen? Ana Lleshi dhe Fatjon Kuqari i japin “duart” njëri-tjetrit, Melisa Lleshi ndërmerr veprimin e papritur

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 14:11
Ana Lleshi

Edhe pse në fillim të gjithë menduan se ata do të jenë çifti i parë i “Përputhen”, papritur gjërat mes Ana Lleshit dhe Fatjon Kuqarit ndryshuan.

Në puntatën e djeshme, dyshja la të kuptohej se nuk do të jenë bashkë.

Të premten, ata u përball në studio dhe Ana Leshu u shpreh se i kishte prerë vetëm një biletë Fatjon Kuqarit, për vajtje e jo për kthim.

Nisur nga kjo, konkurrenti vazhdoi “batutën”, duke thënë se biletën e kthimit e pret vetë.

Ndërkohë, në puntatën e djeshme, Ana Lleshi theksoi se mes saj dhe Fatjonit gjithçka ka marrë fund dhe nuk harroi të falënderonte Melisa Lleshin, pasi takimet e saj me Fation Kuqarin e bënë 26-vjeçaren të shohë një pjesë tjetër të karakterit të tij.

“Ne flasim si dy fëmijë dhe jo si të rritur, ashtu siç na takon të flasim. Të bëjmë një sqarim të denjë për situatën tonë.

Mendoj që pas atij sqarimi uroj që ta kuptojnë të gjithë ashtu siç unë desha të shprehesha, që ai ka vetëm një biletë vajtjeje dhe s’ka kthim.

Pas shumë e shumë debatesh, dua t’i them Melisës faleminderit që zgjodhi Fatjonin në takim dhe pash një anë tjetër që nuk dua t’i ketë mashkulli im”.

Ndërsa Melisa Lleshi, pas diskutimeve në studio, dha mendimin e saj në lidhje me mënyrën se si u soll Fatjon Kuqari me Anën.

“Tek përballja me Anën doja të shikoja se sa i vendosur është Fatjoni për atë që thotë.

Unë e kam parë vendosmërinë e tij kur thonte që është zbehur me Anën, por unë nuk e pashë këtë zbehje tek përballja e tyre”.

Përplasja e dy rivaleve javën e kaluar duket se ka zbehur edhe marrëdhënien mes tyre dhe tashmë kanë vendosur mos të kenë asnjë komunikim.

“Unë nuk dua të kem asnjë kontakt me Anën, prandaj vendosa që ta hiqja nga followers-at e mi në rrjete sociale.

Mënyra se si ajo më është drejtuar atë ditë nuk më pëlqeu. Nuk e vlerësoj mendimin e saj, momentin kur ma tha dhe mënyrën se si ma tha”.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat