Kjo është fotoja e parë e Olsi Bylykut me të dashurën e tij dhe ky këngëtar i njohur nuk kishte si të mungonte në të

Bota e Yjeve

Kjo është fotoja e parë e Olsi Bylykut me të dashurën e tij dhe ky këngëtar i njohur nuk kishte si të mungonte në të

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 13:02
Egli Tako

Olsi Bylyku dhe Egli Tako janë kthyer në një ndër çiftet më të dashur për publikun dhe publikojnë shpesh foto e video bashkë në rrjete sociale.

Ditën e djeshme, Egli Tako ka bërë një bashkëbisedim me ndjekësit në Instagram dhe mes pyetjeve të shumta ishte edhe për foton e parë që ka bërë me aktorin e humorit.

Pasi publikoi foton, u vu re se i pranishëm në takimin e tyre, ishte edhe një personazh tjetër i njohur për publikun: Lorenc Hasrama.

Këngëtari nuk kishte si të mungonte, pasi është pikërisht ai “shkaktari” i njohjes së dyshes.

Lorenci Hasrama është jo vetëm një ndër shokët e fëmijërisë dhe bashkëpuntor i Olsi Bylykut, por edhe mik i Egli Takos.

Aktori i humorit ka treguar më parë se nuk do që e dashura e tij të dalë në televizion nga fama që ka marrë nga partneri i saj.

Ai shpjegojë se publiku shqiptar duhet ta njihte për vlerat dhe talentin e madh që ajo ka vetë.

Ndër të tjera, gjatë intervistave, ai ka treguar se gjërat për të cilat debatojnë më shpesh janë “rrëmuja dhe mospërqendrimi i tij kur ajo i flet”.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat