Familja Kardashian gati për festa, kështu i zbukuruan shtëpitë

Bota e Yjeve

Familja Kardashian gati për festa, kështu i zbukuruan shtëpitë

Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 15:13
Familja Kardashian

Familja Kardashian marrin goxha vëmendje edhe për festa të fundvitit, e kjo për dekoret e shtëpive.

Së fundi, me anë të fotografive e videove që i postuan në rrjete sociale, Kim dhe Kylie kanë treguar si e stolisën shtëpinë.

Kylie kishte vendosur zbukurime në shumë pjesë të shtëpisë, ndërsa nuk mungoi as bredhi gjigant.

Në anën tjetër, Kim kishte bërë stolisjen e ngjashme sikurse vitin e kaluar, ku zgjodhi të bardhën si ngjyrë mbizotëruese në këto zbukurime.

Stolistjet nuk i kanë lënë anash as Khloe dhe Kourtney, të cilat u kujdesën që për këto festa të bëjnë disa zbukurime më të veçanta.

Në secilën shtëpi të tyre nuk mungon bredhi, por edhe shumë elemente të tjera.

Natyrisht, se sikurse vajzat e saj, edhe e ëma e tyre, Kris Jenner, u kujdes që të bënte ambient festiv në shtëpi dhe dukej për mrekulli. 

Image
Image
Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat