Arbana nuk ia përton një përgjigje ndjekësit që ka mbetur shumë mbrapa në kohë!

Bota e Yjeve

Arbana nuk ia përton një përgjigje ndjekësit që ka mbetur shumë mbrapa në kohë!

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 23:43
Arbana Osmani

Është e trishtë por e vërtetë që njerëzit në Shqipëri gjykojnë ende nga stili i veshjes dhe zbulimi i pjesëve të trupit.

Në fakt sido të vishesh gjithnjë e kanë një koment, por tragjikja qëndron në faktin se kjo po shtohet me kalimin e kohës dhe me përparimin e teknologjisë.

Pavarësisht se kjo e fundit ka shkrirë kufijtë mes shteteve, mendësia dhe kultura e vendit tonë duket se ka ende probleme të mprehta që po transmetohen edhe në mediat sociale, në vend që të zhdukeshin.

Për ta konkretizuar atë që po them, Arbana Osmani postoi ditën e sotme disa foto nga një vizitë që kishte bërë 4 vite më parë në Shën Petersburg.

Në këto foto ajo shihet e veshur me rroba të ndryshme: një fustan me lule, një fustan të zi dhe sportive me pantallona.

Sikundër mund ta kuptoni edhe nga përshkrimi i fotove, qëllimi i postimit ishte sugjerimi i një vendi për tu vizituar për ata që kanë qejf udhëtimet.

Por, ja që dikush është marrë me veshjen e moderatores. Madje e çmon si tabu faktin se ajo ka veshur një fustan të shkurtër, mbi gjunjë.

“Çfarë lloj nëne je ti që ke veshur dhe vesh gjithnjë minifunde?”– ka shkuar komentuesi në anglisht, që për hir të së vërtetës lë për të dëshiruar.

Pavarësisht nivelin, Arbana, siç bën zakonisht, i ka kthyer një përgjigje shkurt, qart, pastër dhe pa gabime: “Një nënë shumë e lumtur.”

E trishtë, por e vërtetë që gjatësia e fustaneve në vendin tonë përdoret si tregues për të vlerësuar dikë rreth prindërimit, por jo vetëm.

Image
Komentet
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat