Merr fund pritja e Anxhelinës: Quhet ‘Precious’

Bota e Yjeve

Merr fund pritja e Anxhelinës: Quhet ‘Precious’

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 16:39
Anxhelina

Pritjes i ka ardhur fundi e duket se Anxhelina është gati të sjellë projektin më të ri muzikor, të titulluar “Precious”.

Vetë ajo ka ndarë disa pamje nga ky projekt për të cilin ka punuar prej disa kohësh, duke treguar se kënga do të publikohet në datë 11 dhjetor.

E teksa Anxhelina bëhet gati të shënojë një tjetër sukses, nuk ka munguar as përkrahja nga mamaja e saj, Albërije.

“Ti je perfekte, ja ku je diamand. Mezi po pres që bota të dëgjojë zërin tënd dhe të shikoj të shkëlqesh. Jam një mama krenare”, ka shkruar Albërije krah fotove të së bijës.

Siç ka treguar edhe më parë mami mbetet mbështetja më e madhe për Anxhelinën.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat