“Të ngeli mendja te dashuria dhe seksi”, Armina Mevlani replikon me komentuesen që i kërkoi reagim për vrasjen e Klodian Rasha, ja si i përgjigjet

Bota e Yjeve

“Të ngeli mendja te dashuria dhe seksi”, Armina Mevlani replikon me komentuesen që i kërkoi reagim për vrasjen e Klodian Rasha, ja si i përgjigjet

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 12:31
Armina Mevlani

Blogerja e njohur Armina Mevlani është gjendur përballë kritikave të ndjekësve në rrjetet sociale, të cilët kanë pritur nga ajo një reagim për vrasjen e Klodian Rasha, 25-vjeçarit që u qëllua nga një efektiv policie.

Ditën e mërkurë, kur u zhvillua dhe protesta në kryeqytet, Armina postoi një thënie filmi dhe një foto bashkangjitur, duke nxitur edhe komentet e ndjekësve në Instagram.

“Te ngeli mendja ke dashuria dhe seksi si nuk bere 1 postim per krimin qe ndodhi”, shkruan komentuesja.

Por Armina ka zgjedhur t’i përgjigjet dhe të replikojë me të, duke i sqaruar se ka ndërmend që të ndërmarrë nisma në të ardhmen, që sado pak ndryshojnë jetën e një njeriu, thotë blogerja, e cila bashkëjeton me djalin e ish-kryeministrit Berisha, Shkëlzenin.

Replikat:

Komentuesja: Te ngeli mendja ke dashuria dhe seksi si nk bere 1 postim per krimin qe ndodhi

Armina Mevlani: Une ruaj nje kontent me gjera vintage dhe duhet te postoj ne momente te caktuara ,nuk ka te beje ku eshte mendja sepse me besoni kjo gje qe ka ndodhur e shume te tjera me bejne te ndihem shume keq ,por nuk kam dashur te perdoret politikisht faqia ime sic ndodh pa dashur une shume shpesh. Ne kete rast do shperndajme se shpejti nje postim sensibilizimi shume personazhe publike .

Komentuesja: me ke zhgenjyer , duhet te te mbeshtetni ket popull te varfer dhe te vrar ne cdo drejteim pa shpres pa jet!

Armina Mevlani: me vjen shume keq ,une jam pjese e ketij populli dhe mbeshtes ne formen time pa i publikuar gjerat qe bej. Nuk dua ta politizoj figuren time sepse tek un keqinterpretohet 🙁 . Por premtoj qe shume shpejt do ndermarr nisma me shume sesa thjeshte nje postim

Komentuesja: jemi mbushur me premtime, cdo dit e me keq per ket popull lum ne ne ca vendi jetojm e mjer ne kush na drejtojn!

Armina Mevlani: une nuk jam pjese e politikes dhe premtimet e mia nuk kane te bejne me ndryshime te medha . Por me ato te voglat qe sido te jete ndryshojne jete njerezish sado pak

Komentuesja: mjafton mbeshtetja kurajo dhe xhesti te gjith I kan kto mundesi qe ne kto dit jan mundesi te medha

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat