Të famshmit që u bënë prindër në 2020

Bota e Yjeve

Të famshmit që u bënë prindër në 2020

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 15:48
Të famshmit

Vitin e kaluar ne kemi parë ardhjen e shumë foshnjave të famshme, nga Meghan Markle dhe i fëmija i parë i Princit Harry, Archie, tek Blake Lively dhe fëmija i tretë i Ryan Reynolds. Dhe do të ketë edhe më shumë fëmijë të ‘listës A’ që kanë bërë debutimin e tyre në vitin 2020. Cameron Diaz dhe Benji Madden ishin dy nga të famshmit që mirëpritën një foshnjë (një vajzë e quajtur Raddix), por ata nuk janë të fundit.

1. Cameron Diaz dhe Benji Madden

Cameron Diaz dhe Benji Madden njoftuan lindjen e fëmijës së tyre të parë, vajzës, Raddix, më 3 janar.

2. Bar Rafaeli dhe Adi Ezra

Bar Rafaeli mirëpriti fëmijën e tretë me bashkëshortin Adi Ezra në muajin janar. Çifti gjithashtu kanë edhe dy fëmijë: Elle, 2 dhe Liv, 3.

3. Keke Wyatt

Këngëtarja Keke Wyatt ka mirëpritur fëmijën e saj të dhjetë, një djalë të quajtur Ke’Riah, më 6 janar.

4. John-David Duggar dhe Abbie

John David Duggar dhe gruaja e tij, Abbie, u bënë prindër për herë të parë në janar.

5. Ashley Graham

Supermodelja Ashley Graham dhe bashkëshorti i saj, Ervin mirëpritën djalin e tyre, Isaac në janar.

6. DJ Khaled

DJ Khaled njoftoi se ai dhe gruaja e tij u bënë prindër për herë të dytë të një djali në muajin janar.

7. Enrique Iglesias

Enrique Iglesias dhe Anna Kournikova mirëpritën fëmijën e tretë së bashku në fund të muajit janar.

8. Daniella dhe Quentin Tarantino

Quentin Tarantino dhe gruaja e tij, Daniella mirëpritën fëmijën e tyre më 22 shkurt.

9. Jenna Dewan dhe Steve Kazee

Vajza e Jenna Dewan dhe Steve Kazee, Callum, bëri debutimin e saj në Instagram më 10 mars.

10. Andy Grammer

Këngëtari Andy Grammer dhe gruaja e tij, Aijia Grammer, mirpëritën vajzën e tyre të dytë më 3 prill.

Image
Image
Image
Image

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat