Aktori i njohur rruan kokën dhe tregon gjendjen pasi po përballet me sëmundjen e kancerit

Bota e Yjeve

Aktori i njohur rruan kokën dhe tregon gjendjen pasi po përballet me sëmundjen e kancerit

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 17:55
Jeff Bridges

Jeff Bridges ka rruar kokën dh thotë e ‘ndihet mirë’ gjatë betejës së kancerit.

Jeff Bridges ka ofruar një azhurnim dy muaj pasi ai njoftoi se kishte limfoma

Aktori postoi një fotografi të tij me këlyshin e tij të ri në llogarinë e tij të verifikuar në Instagram.

Ai shihet se kishte rruar kokën, ndërsa shkruan “Kjo është më e fundit. Ndjehem mirë. Kam rruar kokën, kam një qenush-Monty. kisha ditëlindjen, 71-vjeç, burrë”.

Ylli i “The Big Lebowski” zbuloi në tetor se po luftonte me kancerin.

“Megjithëse është një sëmundje e rëndë, unë ndihem me fat që kam një ekip të shkëlqyeshëm mjekësh dhe prognoza është e mirë,” shkroi Bridges në atë kohë. “Unë jam duke filluar trajtimin dhe do t’ju mbaj të informuar për shërimin tim.”

Ditë më vonë ai falenderoi të gjithë për mbështetjen e madhe. 

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat