“Plerë! Je me vajzën që më tradhtove gjatë gjithë shtatzënisë sime!”- Festoi Krishtlindjet vetëm me të birin, Iggy Azalea kritikon ashpër babanë e tij

Bota e Yjeve

“Plerë! Je me vajzën që më tradhtove gjatë gjithë shtatzënisë sime!”- Festoi Krishtlindjet vetëm me të birin, Iggy Azalea kritikon ashpër babanë e tij

Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 15:23
Iggy Azalea

Iggy Azalea ka surprizuar fansat e saj, teksa postoi një foto të rrallë me djalin në krahë me rastin e festave të Krishtlindjeve.

Por, reperja nuk harroi të kritikonte babanë e të birit nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Twitter”, raporton “Mirror”.

30-vjeçarja e quajti babanë e Onyx “plere” për faktin se kishte humbur Krishtlindjen e parë të djalit nëntë muajsh.

Pavarësisht acarimit me Playboy Carti, reperja publikoi në llogarinë e saj në Instagram një disa foto të ëmbla me djalin.

“I vetmi person që mund të më bëjë të buzëqesh me dhëmbët jashtë çdo ditë. Gëzuar Krishtlindjet të gjithë,” shkroi Iggy.

Image

Më pas, ajo postoi një foto të dikujt të veshur si Babagjyshi i Vitit të Ri, teksa Onyx ishte në krahët e tij dhe ishin ulur pranë pemës së bukur të Krishtlindjes.

Iggy shkruante gjithashtu në Twitter se babai i djalit të saj kishte zgjedhur të festonte me një ‘zonjë’, e cila mesa duket ka prishur marrëdhënien e tyre, në vend që t’i kalonte pushimet e para krah Onyx.

Sipas mediave të huaja, Playboy vendosi të ndryshojë planet në minutën e fundit dhe organizoi një festë për albumin e tij të ri “Whole Lotta Red”.

“Shumë keq që publikove një album, por nuk mund të vish as në Krishtlindjen e parë të djalit tënd.

Image

Ti je vajzën me të cilën më tradhtove gjatë gjithë shtatzënisë time në këtë festë të organizuar për albumin dhe në mënyrë magjike, unë dhe djali im nuk mund të vijmë më për Krishtlindje? Plerë!

Ky njeri kishte 48 orë kohë që të planifikonte pushime familjare dhe shpresoj që ky mesazh arrin tek ti vajzë.

Arsyeja pse u fshehe në një dollap rrobash nga pastruesja e shtëpisë sime, do të thotë se nuk ke dinjitet mendoj.

Për të qartësuar diçka, ky burrë ishte në shtëpinë time natën e kaluar duke më thënë se më donte”, shkruante ndër të tjera reperja me famë botërore.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat