Argjira Spanca kujton babanë e ndjerë

Bota e Yjeve

Argjira Spanca kujton babanë e ndjerë

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 18:38
Argjira Spanca

Argjira Spanca thotë se ka qenë shumë e afërt me të atin dhe e vogël dilte përherë me të: “Më merrte me vete në mal, dilnim për gjueti, ishim shumë të afërt”.

E pyetur nga Ervin Kurti për marrëdhënien që ka pasur me babanë, Argjira është përlotur dhe ka treguar ndjesitë e saj.

Moderatorja dhe influencerja ka rrëfyer se pavarësisht se nuk është më fizikisht, e ndjen prezencën e tij çdo ditë.

“Kur mendoj ta bëj apo jo diçka, gjithmonë pyes veten si do të donte babi, më duket se më ndjek në çdo hap”.

Moderatorja shton se shumë aftësi artistike të saj i ka trashëguar nga i ati, sepse ai ishte artist në pikturë, skulpturë dhe fusha të tjera.

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat