Humbje të mëdha! Figura të shquara shqiptare që u ndanë nga jeta gjatë vitit 2020

Bota e Yjeve

Humbje të mëdha! Figura të shquara shqiptare që u ndanë nga jeta gjatë vitit 2020

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 15:22
Figura të shquara shqiptare që u ndanë nga jeta gjatë vitit 2020

Viti 2020 nuk ishte dhe aq i mirë për askënd, e sidomos për shqiptarët. Gjatë këtij viti shumë figura të njohura shqiptare kanë humbur jetën duke lënë kështu një boshllëk shumë të madh në vendin tonë.

Nga covid-19 ose jo, emra të shquar shqiptarë mbyllën sytë përgjithmonë duke lënë pas gjurmë të mëdha që nuk do të harrohen kurrë.

Disa prej këtyre figurave të shquara shqiptare që humbën jetën gjatë këtij viti janë:

Legjenda e muzikës shqiptare u nda nga jeta më 7 shkurt, në moshën 86-vjeçare.  

Pagarusha u lind më 7 maj të vitit 1933, në Pagarushë, një fshat në afërsi të Malishevës, Kosovë. Karrierën muzikore që përshkon 40 vite ajo e nisi në vitin 1948 në Radio Prishtina. Ajo interpretoi këngë si “Baresha,” “E dehun jam,” “Shota” etj këngë që edhe sot konsiderohen kryevepra të muzikës shqiptare. Ajo i dha fund karrierës në vitin 1984 pas një koncerti në Sarajevë.

Image

Adem Mikullovci

Aktori i njohur Adem Mikullovci u nda nga jeta këtë vit, 16 shtator në moshën 83 vjeçare.

Adem Mikullovci bënë pjesë në plejadën e aktorëve të ish-Teatrit Popullor Krahinor i Kosovës ( tashmë Teatrit Kombëtar i Kosovës ). Pas ndërprerjes së studimeve në Akademinë për Teatër dhe Film në Beograd në vitin 1968 kthehet në Prishtinë dhe fillon punën në teatër. Prej atij viti (1968) e deri në korrik të vitit 1990, Adem Mikullovci bëri një karierë me 45 role kryesore si dhe rreth 70 role të dyta në shfaqje teatrore.

Image

 

Leze Qena

Leze Qena lindur si Elizabeta Spaqi ka lindur në Prizren, më 2 mars 1935 dhe vdiq më 25 mars 2020, Prishtinë.

Shkollën fillore dhe të mesme e kreu në vendlindje, për të vazhduar më pas studimet për aktrim në Prishtinë. Ishte e martuar me aktorin Xhevat Qena. Ky i fundit këtë aktore e gjeti në interpretim në skenën e Teatrit Kombëtar, në shfaqjen “Macja mbi çatinë e nxehte”. Së bashku çifti u bë i njohur për një audiencë të gjerë të teatrove. Suksesi i saj u pa sidomos në shfaqjet në televizion. Qena është parë në disa prodhime televizive dhe kinemanë shqiptare. Sidoqoftë, ajo arriti suksesin e saj më të madh me rolin e saj si “Antigona Fishekxhiu Hoxha” në serialin televiziv Familja Moderne.

Image

 

Ismet Peja

Ismet Peja lindi më 27 prill të vitit 1937, dhe u nda nga jeta më 23 nëntor të këtij viti. Ismet Peja është këngëtar i këngëve të vjetra qytetare. Ai lindi në Gjakovë dhe është i biri i Musa Pejës, i cili ishte poashtu këngëtar i melosit shqiptar.

Që në fëmijëri prej moshës 13/14 vjeçare filloi të merrej me muzikë. Sukseset më të mëdha i arriti me shoqërinë muzikore “Hajdar Dushi”, me të cilën kishte prezantime të shumta në TVP dhe Radio Prishtinë.

Albumi i tij i parë doli në vitin 1986 me orkestrën e “Hajdar Dushit”. Gjerë tani ai ka publikuar një numër të madh të albumeve muzikore dhe 4 videokaseta.

Ndërkaq Në vitin 2005 nxori një album me djalin e tij, këngëtarin Visar Peja.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat