Më afër se kurrë më parë! Hande Erçel dhe Kerem Bürsin ndezin rrjetin me intervistën e tyre të fundit dhe ne sytë zemra!

Bota e Yjeve

Më afër se kurrë më parë! Hande Erçel dhe Kerem Bürsin ndezin rrjetin me intervistën e tyre të fundit dhe ne sytë zemra!

Më: 1 janar 2021 Në ora: 19:55
Hande Erçel dhe Kerem Bürsin

Pozat e fundit të Hande Erçel dhe Kerem Bürsin, për revistën “Hello” në Turqi, po bëjnë bujë në mediat sociale dhe të gjithë fansat janë të bindur se mes tyre diçka ka lindur tashmë.

Hande Erçel dhe Kerem Bürsin, dyshja e dashur e serialit televiziv “Trokit të derën time”duken kaq të afërm saqë edhe një herë të gjithë po mendojnë se nuk po bëjnë thjesht punën.

Pasi i dha fund marrëdhënies së saj me këngëtarin e muzikës pop Murat Dalkılıç, Hande është komentuar gjatë për një lidhje me Kerem, madje ka nga ata që shkuan deri aty saqë aluduan se ky i fundit është bërë shkak i ndarjes së tyre.

 

Mirëpo, ishte vetë këngëtari ai i cili në një intervistë disa ditë më parë që deklaroi se një marrëdhënie merr fund kur shuhet zjarri i saj.

Të pyetur rreth harmonisë së tyre në serial dhe nëse kanë kaluar shumë kohë së bashku duke mësuar gjuhën e trupit, temperamentin dhe karakterin e njëri-tjetrit para se të shkoni në set, ata kanë treguar se janë takuar 4 muaj para nisjes së xhirimeve dhe kanë qëndruar shumë kohë së bashku.

Të pyetur rreth njëri-tjeterit dhe eksperiencën e tyre në set, ata janë përgjigjur kështu:

Kerem: Hande është e jashtëzakonishme, di të argëtohet dhe është një partnere vërtet e mirë. Dhe mendoj se dikush si ajo është fati i çdo grupi … Herë pas here më ngacmon duke thënë se po punon më shumë se unë. Por unë hesht sepse jam dakord. Por përsëri, ajo nuk ndalet së foluri me mua.

Hande: Kerem është një partner punëtor dhe motivues. Mund të përshtatet me çdo situatë, çdo skenë. Kjo është diçka shumë e admirueshme.

Duke qenë se jemi në prag të ndërrimit të viteve dyshja simpatike është pyetur edhe rreth 3 dëshirave, një për vendin e tyre, një për botën dhe një për veten.

Hande uroi që viti i ri të sjellë ndërgjegjësim për natyrën, më shumë solidarizim dhe ditët me shumë buzëqeshje për të. Kurse Kerem tha se dëshira e tij për botën është të vijë një periudhë ku gratë sundojnë dhe të gjithë jetojnë në barazi. Ai uroi që Turqia, që të jetë një vend që të flasin të gjithë dhe të fillojnë të marrim përgjegjësi sociale dhe t’i japim fund polarizimit. Dëshira e tij për veten që thjesht të jetë pjesë e një bote kaq të ndershme.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat