5 muaj pas infektimit me Covid-19, Eni Koçi zbulon shqetësimin serioz që po përjeton

Bota e Yjeve

5 muaj pas infektimit me Covid-19, Eni Koçi zbulon shqetësimin serioz që po përjeton

Më: 3 janar 2021 Në ora: 08:33
Eni Koçi

Eni Koçi zbuloi para pak muajsh se e ka kishte kaluar Covid-19 pa shqetësime serioze. U bë shkak infektimi i partnerit të saj, Genc Prelvukaj, që më pas Eni të zbulonte edhe rezultatet e testit të saj.

“Për fatin tim të mirë, e kam kaluar virusin para tre muajve pa shqetësime serioze. Ju uroj shërim sa më të shpejtë të gjithëve që po e kaloni ndërkohë”, shkroi këngëtarja përkrah fotos së një testi.

Mirëpo duket se poblemet më të mëdha ajo po i kalon pas infektimit. Këngëtarja ka treguar sot se pavarësisht se kanë kaluar 5 muaj nga koha kur ka rënë në kontakt me Covid-19, ende nuk i është kthyer shija e as nuhatja. Ajo është shprehur se vetmja gjë që ndjen është një shije shumë e keqe e ndonjë ushqimi.

Image
Insta

“Nëse ndonjëri prej jush e ka kaluar covid-in, ju lutem më tregoni a ju është kthyer shija dhe nuhatja. Kam 5 muaj që pres të më kthehet dhe asgjë. E vetmja gjë që ndjej është një shije tmerrësisht e keqe e ndonjë ushqimi”, ka treguar këngëtarja ndjekësit e saj.

Më pas secili prej tyre ka ndarë eksperiencën personale me Enin dhe kanë treguar se ju është kthyer shija e nuhatja pas shumë muajsh. Ndërkohë ajo ka thënë se vetë i ka dalë testi negativ në fillim, ndërkohë që nuk kishte shije, më vonë i kishte dalë që e kishte kaluar.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat