Publikohen pamjet brenda rezidencës super luksoze ku Kylie Jenner kaloi pushimet me Travis Scott

Bota e Yjeve

Publikohen pamjet brenda rezidencës super luksoze ku Kylie Jenner kaloi pushimet me Travis Scott

Më: 5 janar 2021 Në ora: 16:55
Kylie Jenner dhe Travis Scott

Kylie Jenner u arratis bashkë me familjen dhe ish-partnerin e saj drejt një vendi turistik, për të kaluar disa ditë pushimi.

Bashkë me vajzën e saj dhe Travis Scott, bukuroshja bëri ski dhe nga pushimet publikoi disa foto në rrjete sociale, shkruan “Mirror”.

Ndërkohë, së fundmi Kylie ka postuar disa foto, ku ka zbuluar për ndjekësit se ku i ka kaluar pushimet. Rezidenca ku qëndroi familja Jenner ka shtatë dhoma gjumi, shtatë tualete, pishinë dhe super kushte të tjera mjaft luksoze.

Por më shumë vlen të theksohet se rezidenca në të cilën ata kaluan pushimet kushton 75 milionë dollarë në muaj.

Këto pushime u bënë shkak edhe që fansat të dyshonin se Kylie dhe Travis janë rikthyer realisht në krahët e njëri-tjetrit.

Por burime pranë dyshes treguan se diçka e tillë nuk është e vërtetë. Siç duket Kylie dhe Travis rrinë momentalisht bashkë për hir të vajzës, por kjo nuk do të thotë se janë sërish çift.

“Ata po shijojnë shumë kohë si familje bashkë, para se t’i kthehen punës. Asnjëri prej tyre nuk është në lidhje tani, por nuk janë as me njëri-tjetrin.

Travis e kishte planifikuar që të kalonte pushimet dhe Vitin e Ri me Kylie-n dhe Stormi-n. Ata bashkohen gjithmonë bashkë për Stormi-n.

Të qenit basdhkë në pushime apo dhe data të ndryshme për të voglën e tyre është shumë e rëndësishme për të dy”,- thanë burimet.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat