Pink feston përvjetorin e 15-të të martesës

Bota e Yjeve

Pink feston përvjetorin e 15-të të martesës

Më: 8 janar 2021 Në ora: 16:04
Çifti hollivudian janë martuar në vitin 2006 dhe kanë tashmë dy fëmijë së bashku

Pop ylli 41 vjeçar Pink dhe bashkëshorti i saj Carey Hart kanë shënuar përvjetorin e pesëmbëdhjetë të martesës.

Çifti hollivudian janë martuar në vitin 2006 dhe kanë tashmë dy fëmijë së bashku.

Për të shënuar këtë përvjetor, ishte vet këngëtarja Pink, që përmes disa fotografive përgjatë viteve me bashkëshortin dhe fëmijët, ka treguar për rrugëtimin e tyre me dashuri dhe humor në të njëjtën kohë.

“15 vite. Krenare me ty dashuri. E shikon, nganjëherë të qenit kokëfortë paguhet”, janë disa nga fjalët që ajo ka uruar bashkëshortin për përvjetorin e tyre.

Me kokëfortësisë, ajo i është referuar asaj që çifti njëherë ishte ndarë në vitin 2008, porse pastaj janë rikthyer te njëri-tjetri në vitin 2011 duke u bërë kështu edhe me fëmijën e parë, vajzën Willow Sage.

Pas vajzës, çifti solli në jetë edhe djalin Jameson në vitin 2016.

E përvjetorin e ka shënuar edhe vetë bashkëshorti i Pink, Carey Hart duke iu falënderuar këngëtares si shoqe, grua, nënë dhe njeri i mrekullueshëm.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat