Priste të fluturonte drejt Tiranës, por diçka e papritur e bllokon Olta Gixharin në Spanjë

Bota e Yjeve

Priste të fluturonte drejt Tiranës, por diçka e papritur e bllokon Olta Gixharin në Spanjë

Më: 10 janar 2021 Në ora: 07:21
Olta Gixhari

Olta Gixhari është zhvendoru prej muajsh në Spanjë, për të jetuar me bashkëshortin e saj, identitetin e të cilit nuk e ka bërë ende publik. Ajo ka krijuar edhe një familje me të dhe tashmë ka nisur një kapitull të ri në jetën e saj. Për këtë arsye gjithë këto kohë, Olta ka qëndruar larg Shqipërisë dhe sot që priste të nisej drejt Tiranës e ka përndjekur fati i keq.

Aktorja ka treguar se do të fluturonte drejt Tiranës, por nuk ka mundur ta realizojë udhëtimin për shkak të stuhisë së borës që ka mbërthyer Spanjën.

“Fiks në ditën e fluturimit tim drejt Tiranës. Qamet me dëborë në Spanjë. Më mbarë se kaq”, ka shkruar Olta përkrah një videoje të saj.

Për shkak të stuhisë së borës në Spanjë janë mbyllur gjithë linjat ajrore dhe hekurudhore në kryqytet, Madrid. Ditën e premte në Madrid u shënuan reshjet më të mëdha të borës që nga viti 1971. Për shkak të stuhisë s borës në Spanjë janë konfirmuar edhe 3 viktima dhe agjencia spanjolle e motit i përshkroi këto kushte si “të jashtëzakonshme dhe me shumë gjasa historike” të shkaktuara nga Stuhia Filomena.

Kujtojmë se Olta Gixhari lindi në Spanjë edhe fëmijën e saj të parë, një djalë, të cilin vendosi ta pagzëonte me emrin, Amar, që vjen nga hebraikja dhe do të thotë “i përjetshëm”.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat