“Kemi tre vite bashkë”- Dojna Mema tregon pse nuk bëri publike lidhjen me Vlashent Satën

Bota e Yjeve

“Kemi tre vite bashkë”- Dojna Mema tregon pse nuk bëri publike lidhjen me Vlashent Satën

Më: 10 janar 2021 Në ora: 19:55
Dojna Mema

Dojna Mema gjithmonë ka pranuar se ka qenë e dashuruar, por asnjëherë nuk bëri publike identitetin e djalit që i kishte rrëmbyer zemrën deri pak ditë më parë.

Edhe pse përflitej se ishte në një lidhje me këngëtarin, Vlashent Sata asnjëri prej tyre nuk i pranoi thashethemet.

Ishte Vlashent Sata i cili i sqaroi të gjitha njëherë e mirë teksa publikoi një video për Vitin e Ri me të disa nga kujtimet më të bukura në krah të moderatores.

Image
Dojna Mema

E ftuar në “E diell”, Dojna Mema u shpreh se lidhja e saj nuk ka qenë kurrë sekret dhe së bashku me këngëtarin dilnin dorë për dore në ish-Bllok.

Ajo u shpreh se nuk e bëri publike lidhjen në rrjetet sociale për shkak se “kjo është një gjë që diskutohet me partnerin”, si edhe kishte një marrëdhënie në distancë.

“Unë kam 3 vite që jam e lidhur, nuk ka qenë kurrë sekret sepse në cdo intervistë që kam dhënë kam thënë “Jam e dashuruar!”. Me atë njeriun dilja përdore në mes të Bllokut, kudo, na shihte e gjithë Tirana, e dinin të gjithë. Thjesht nuk dola me parrullë e të thosha: “Jam me këtë person.”

Nuk kam dashur ta mbaj sekret, kam dalë hapur me të që ditën e parë me të, por emrin dhe të bëj personin publik nuk e kam bërë sepse është një gjë që diskutohet në cift. Edhe kur nuk je personazh publik, nëse je lidhesh me një djalë nuk e thua direkt, pret njëherë të shohësh si shkojnë gjërat, për më tepër isha në një raport në distancë,”- u shpreh moderatorja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat