Madonna thyen rregullat e COVID-19, udhëton në 5 shtete të ndryshme në vetëm tre javë së bashku me fëmijët dhe të dashurin

Bota e Yjeve

Madonna thyen rregullat e COVID-19, udhëton në 5 shtete të ndryshme në vetëm tre javë së bashku me fëmijët dhe të dashurin

Më: 12 janar 2021 Në ora: 13:14
Madonna

Madonna raportohet se ka vizituar 5 shtete në vetëm 3 javë, pavarësisht kufizimeve të vendosura për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

Mretëresha e Popit thuhet se ka udhëtuar nga Los Angeles në Londër, më pas drejt Egjitit dhe nga Egjiti në Malavi e Kenia në Afrikën Lindore.

62 vjeçarja është shoqëruar gjatë udhëtimit nga i dashuri i saj 26 vjeçar, balerini amerikan Ahlamalik Williams, si edhe nga 5 fëmijët e saj.

Image

Në prag të Krishtlindjes, ajo, Williams dhe katër fëmijët e saj të adoptuar, David Banda, 15 vjeç, Mercy James, 14 vjeç dhe binjakët Estere dhe Stella, të dy 8 vjec fluturuan nga LA drejt Londrës.

Aty iu bashkua djali i saj i madh, Rocco, 20 vjeç, fëmija i saj i vetëm nga martesa e saj me regjisorin britanik Guy Ritchie.

Më 28 dhjetor udhëtuan drejt Malavi, vendi ku adoptoi fëmijët, përmes një ndalese në Egjipt.

Image

Burime pranë këngëtares thanë për The Sun se familja ka bërë rregullisht teste të COVID. Ndërsa raportohet se këngëtarja, e cila ka një pasuri me vlerë 630 milion paund, besohet të ketë udhëtuar me avion privat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat