Arjana flet për herë të parë pas eleminimit nga “Love Story”: S’mbaroi këtu, rrugëtimi im sapo ka filluar!

Bota e Yjeve

Arjana flet për herë të parë pas eleminimit nga “Love Story”: S’mbaroi këtu, rrugëtimi im sapo ka filluar!

Më: 12 janar 2021 Në ora: 20:26
Arjana dhe Saimiri

Nuk e dimë sa surprizë ishte për ju fakti se Saimiri hoqi nga gara Arjanën, por tashmë kjo duket si një skemë e njohur. 33-vjeçari na ka surprizuar disa herë me eleminimet e tij, duke larguar nga gara vajza me të cilat ka patur afrimitet.

Ashtu ndodhi edhe me Arjanën, për të cilën Saimiri nuk kishte rezervuar një trëndafil këtë të hënë.

Kujtojmë se javën e kaluar Saimiri kishte rezervuar një takim të gjatë privat me Arjanën në ambientet e një palestre, ku siç dihet nuk është vend i përshtatshëm për biseda e sigurisht as ata nuk kanë folur shumë.

Dyshja ka kaluar disa momente romantike në pishinë dhe në dush, duke shkëmbyer puthje. Këto skena ndezën rrjetin teksa nuk munguan edhe kritikat pasi shihej si një skenë e tepruar.

Vetë Arjana reagoi ndaj këtyre kritikave të ardhura nga publiku dhe konkurrentet e tjera. Në një intervistë për “Daily love story”, ajo u shpreh se nuk pa ndonjë gjë për turp, ndonëse mund të jetë parë si e tepruar nga ekrani.

Megjithatë, një javë pas këtij takimi e këtyre skenave të nxehta Arjana e gjeti veten jashtë programit. Saimiri tregoi se mes tyre nuk ka asgjë përtej tërheqjes fizike.

Në një postim në llogarinë e saj në Instagram, teksa ka falenderuar të gjithë personat që e mbështetën, Ariana tregon se rrugëtimi i saj nuk mbyllet këtu, por sapo ka nisur.

“Dua t’ju falenderoj nga zemra për mesazhet dhe komentet e pafundme që kam marr që nga fillimi i këtij rrugëtimi e deri sot! Jam mirënjohëse të gjithë stafit, bashkëpunëtorëve, miqëve dhe mbështetësve të mi! Jam shumë e lumtur që kam fituar simpatinë dhe zemrën e mijëra njerëzve dhe ju premtoj që rrugëtimi im nuk ka mbaruar, përkundrazi sapo ka filluar”- ka shkruar Ariana.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat