Tayna konfirmon bashkëpunimin me artistin e huaj!

Bota e Yjeve

Tayna konfirmon bashkëpunimin me artistin e huaj!

Më: 12 janar 2021 Në ora: 20:44
Tayna, L’Algerino

Disa javë më parë menaxheri i Taynës, Rinor Hykolli, zbuloi për “iconstyle.al” se reperja ka gati dy bashkëpunime ndërkombëtare, por pa zbuluar emrat. Ai shtoi se këngët janë përfunduar, por Covid-19 kishte pamundësuar xhirimet e videoklipeve.

Nga ana tjetër, prej disa javësh në rrjet po qarkullon një audio e këngës së saj. Nuk dihet se si ka dalë nga studio ky regjistrim, por sipas atyre që e kanë publikuar kënga mban titullin “Jena nda” dhe është në bashkëpunim me L’Algerino. Projekti është ritmik dhe shumë i bukur e mund ta dëgjoni në linkun e mëposhtëm.

Sakaq, ky bashkëpunim është konfirmuar edhe nga vetë reperja ditën e sotme. Ajo ka ndarë një foto krah artistit në Instastory, teksa titulli i projektit duket të jetë “Moona”.

“Më shpejt nga sa mendoni”-ka shkruar Tayna krah fotos, pa zbuluar datën e lançimit të bashkëpunimit, e po ashtu nuk dihet se në çfarë gjuhe do jetë kënga.

Kujtojmë se pak javë më parë ajo publikoi “Johnny” që u bë menjëherë virale.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat