Dua Lipa shijon pushimet bashkë me familje në Meksikë

Bota e Yjeve

Dua Lipa shijon pushimet bashkë me familje në Meksikë

Më: 13 janar 2021 Në ora: 12:33
Dua Lipa me familje

Familja Lipa janë të gatshëm për vitin 2021.

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Dua Lipa, vendosi që vitin 2021 ta fillojë me pushime.

Ajo bashkë me të dashurin e saj, Anwar Hadid, familjen dhe disa miq, kanë udhëtuar për në Tulum të Meksikës.

Ata po shijojnë në maksimum pushimet në Meksikë, ndërsa kanë publikuar fotografi të shumta nga atje.

Së fundi, babai i këngëtares, Dukagjin Lipa, ka ndarë me ndjekësit disa fotografi në Instagram, ku shfaqet pranë gruas Anesës dhe fëmijëve, Dua, Rina dhe Gjini.

“Gati për vitin 2021”, shkroi Lipa sipër fotografive, ku e gjithë familja duken të lumtur pranë njëri-tjetrit.

Ndryshe, Dua e përmbylli një vit shumë të suksesshëm në karrierë me albumin “Future Nostalgia”.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat