Më shpejt nga sa prisnim!

Bota e Yjeve

Më shpejt nga sa prisnim!

Më: 13 janar 2021 Në ora: 22:54
Tayna, L’Algerino

Mbrëmjen e djeshme Tayna ka konfirmuar bashkëpunimin e saj me artistin ndërkombëtar L’Algerino. Ajo ka ndarë një foto krah artistit në Instastory, teksa titulli i projektit duket të jetë “Moona”.

“Më shpejt nga sa mendoni”-ka shkruar Tayna krah fotos, pa zbuluar datën e lançimit të bashkëpunimit.

Por, çdo dyshim është shuar ditën e sotme dhe po kënga po vjen më shpejt nga sa menduam. Duke postuar një pjesë të këngës në Instastory, ka treguar se kënga do publikohet ditën e nesërme në orën 20:00.

Disa javë më parë menaxheri i Taynës, Rinor Hykolli, zbuloi për media se reperja ka gati dy bashkëpunime ndërkombëtare. Ai shtoi se këngët janë përfunduar, por Covid-19 kishte pamundësuar xhirimet e videoklipeve teksa ne jemi kuriozë se me kë do jetë bashkëpunimi tjetër.

Prej disa javësh në rrjet po qarkullon një audio e këngës së saj. Nuk dihet se si ka dalë nga studio ky regjistrim, por po pëlqehet shumë. Projekti është ritmik dhe shumë i bukur e mund ta dëgjoni më poshtë.

Image
Tayna, L’Algerino
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat