Të gjithë menduan se është shtatzënë, Dua Lipa ju përgjigjet dyshimeve të fansave

Bota e Yjeve

Të gjithë menduan se është shtatzënë, Dua Lipa ju përgjigjet dyshimeve të fansave

Më: 14 janar 2021 Në ora: 14:25
Dua Lipa

Dua Lipa ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike orët e fundit për shkak të një aludimi të fansave të saj se ajo mund të jetë shtatzënë. Këngëtarja publikoi në rrjete sociale dy foto nga pushimet e saj në Meksikë, në të cilat shihej e veshur me një fustan jeshil. Në fakt dyshimet për shtatzëni nuk lindën nga ndryshimet në trupin e saj, siç ndodh zakonisht, por nga përshkrimi që ajo bëri poshtë fotove.

Këto imazhe ajo i shoqëroi me figurën e një biberoni me qumësht, një arushi dhe një fëmije si engjëll. Menjëherë pas kësaj, fansat nisën të dyshojnë se ajo është shtatzënë dhe në këtë mënyrë po përpiqet të japë disa shenja në publik.

“Ajo është shtatzënë”, ka shkruar dikush poshtë fotove të Duas. Këngëtarja e ka vënë re këtë koment dhe i është përgjigjur me shaka: “Food baby (Ushqimi zemër)”. Në këtë mënyrë Dua i ka hedhur poshtë të gjitha pretendimet e fansave për një shtatzëni, sepse siç na ka lënë të kuptojmë fokusi i saj kryesor në këto momente është karriera e saj.

Këto kohë Dua Lipa ka shënuar shumë suksese në karrierën e saj artistike. Më e fundit ishte për albumin e saj “Future Nostalgia”, të cilin ajo e publikoi gjatë pandemisë dhe që “Spotify” e ka renditur si të dytin më të mirë.

Vendin e parë e mban albumi i Bad Bunny, kurse Dua ka lënë pas Ariana Granden, Pop Smoke, Taylor Sëift, e shumë emra të tjerë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat