“Flame”, kënga e re e Rita Orës lansohet në fund të muajit

Bota e Yjeve

“Flame”, kënga e re e Rita Orës lansohet në fund të muajit

Më: 14 janar 2021 Në ora: 16:48
Rita Ora

Kënga e re e Rita Orës, “Flame”, është bashkëshkruar nga vokalisti i grupit “Bastille”, Dan Smith dhe kantautori MNEK.

Këngëtarja 30-vjeçare me prejardhje kosovare, po bëhet gati ta shënojë rikthimin e saj në skenë me lansimin e këngës së re, në fund të këtij muaji.

Së fundmi është zbuluar lajmi se në realizimin e këtij projekti, Rita Ora ka bashkëpunuar me këngëtarin e hitit “Happier”, 34-vjeçarin Smith dhe yllin e hitit “Head & Heart” MNEK, i cili po ashtu njihet si bashkëpunëtor i disa yjeve të muzikës, si Dua Lipa, Beyonce, Madonna dhe grupi “Little Mix”.

“Flame” do të jetë kolonë zanore edhe e filmit të ardhshëm ku luan Rita Ora, “Twist”, i cili do të lansohet nëpër kinema më 29 janar të këtij viti.

Një burim për gazetën “The Sun” ka deklaruar: “Kënga ‘Flame’ është shkruar kohë më parë, dhe është vërtet një projekt që ka potencial për t’u shndërruar në hit. Ishte një zgjedhje natyrale që të bëhej kolonë zanore për filmin “Twist’, sepse i përshtatet shumë atij”.

Në këtë projekt kinematografik, Rita e luan rolin e Artful Dodgerit ndërsa Rafferty Laë, i cili është djali i yllit të njohur hollywoodian, Jude Laë, vjen në rolin e Oliver Twistit.

“How to Be Lonely” është kënga e fundit e yllit të muzikës pop, e lansuar në vitin 2020. Kjo këngë e shkruar nga Lewis Capaldi ishte planifikuar për të, por këngëtari e kishte pranuar se nuk i është përshtatur vokalit të tij. Ajo arriti të pozicionohet në vendin e 57-të të toplistave muzikore në Britani të Madhe.

Ndërkaq në të kaluarën, Rita kishte treguar se me albumin e saj të tretë të incizuar në studio, ka dashur ta sfidojë veten pak më shumë.

Aktorja e filmave “Fifty Shades Freed” tha se fansat mund ta presin një eksperiencë krejtësisht ndryshme me albumin, që vjen pas atij të vitit 2018 “Phoenix”, dhe zbuloi se vendimi për të eksperimentuar vjen nga dëshira për t’i shtyrë kufijtë me artin e saj.

“Njerëzit kanë ardhur në studio incizuese nga mbarë bota. Kam dy vjet që po punoj në këtë album të tretë, dhe kam plane tjera për të. Dua që ky incizim të jetë diçka që nuk e kam barë kurrë më herët, dhe dua vërtetë të eksperimentoj dhe ta sfidoj veten në maksimum. Prandaj për këngët e albumit të ardhshëm kam punuar me tekstshkrues të ri, dhe ato janë incizuar me instrumente të gjalla”, ka deklaruar Rita Ora.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat